Tha se uji në Tiranë nuk është i pijshëm, Rama fton Tabakun t’i hapë dyert e shtëpisë: Jam i gatshëm të vi të pi nga çezma jote

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit i është përgjigjuar akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila tha se uji në Tiranë nuk është i pijshëm.

Rama tha se ai është i gatshëm që të pijë ujë nga çezma e shtëpisë së deputetes, të cilën e ftoi që ti hapë dyert e banesës së saj, madje do të bëjë dhe video.

“Sot me t’u kthyer në shtëpi do pi ujë nga çezma. Jam i gatshëm nëse zonja Tabaku më pret në shtëpinë e saj do pi ujë nga çezma. Natyrisht do bëj dhe video dhe nuk do ta hedh në Tëitter, po në Tik Tok. Nuk ja vlen fare të futemi në këto lloj debatesh”, tha Rama.

Më herët Tabaku i pyeti deputetët se sa prej tyre pijnë ujë nga çezmat e apartamenteve të tyre, duek thënë se uji është i papijshëm.

“Qytetarë shqiptarë hapni çezmat, hapni ujin. Sa nga deputetët këtu e pinë ujin nga çezmat dhe rubineti me uji nqë sjell ujësjellës kanalizimi? Fakt. Sa qytetarë kanë sot 24 orë ujë në ditë? Edhe kur i thonë shifrat i thonë me  ato normat e evta të rritura të inflacionit. Sot situata me ujësjellës kanalizimet nuk ka asnjë përmirësim të madh, por unë nuk dua të bëj krahasim si ishim në 2013 dhe si jemi sot.

Është fatkeqësi e madhe se të jesh në qeveri për 9 vite dhe të krahasosh veten me 9 vite para”, tha Tabaku.

Zjarr Tv Ad