Thaçi: Asnjë gjykatë s’mund ta njollosë luftën e UÇK-së

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hashim Thaçi, ka reaguar pas lajmit të publikuar se ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.

Në reagimin e tij kreu i shtetit është shprehur i bindur se ish-pjesëtarët e UÇK-së do të dalin fitimtarë në betejën me Specialen.

Më poshtë mund ta gjeni të plotë reagimin e Thaçit:

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë. Asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos atë. Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave dhe ushtarët që janë ftuar nga Gjykata Speciale, ne e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun deri në çlirimin e vendit tonë. Si president i vendit, si bashkëluftëtar, e çmoj shumë gatishmërinë e të gjithëve që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Duke bashkëpunuar me drejtësinë ndihmojmë që të ngadhënjejë e vërteta për luftën tonë çlirimtare. Jam i bindur që, njëjtë sikurse në të kaluarën, sërish do të dalim fitimtarë. Pastërtia e luftës sonë do të dëshmohet përballë çdo gjykate!

 

Zjarr Tv Ad