Thaçi: Ecja e Kosovës përpara është e pandalshme

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se sot po kujtojmë sakrificën e pashembullt të familjes Jashari.

“Sot po shënojmë 21-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së. Sot kujtojmë sakrificën e pashembullt të familjes Jashari në krye me komandantin Adem Jashari. Bota filloj ta kuptojë drejt Kosovën, Epopeja e UÇK-së e dëshmoi se nuk ka kthim mbrapa në luftën tonë për liri e çlirim. Sot, dhe gjithmonë nderojmë të gjithë dëshmorët e lirisë… dhe sakrificën e tyre që dhanë për liri dhe pavarësi”, ka thënë presidenti Thaçi.

Thaçi ka shtuar se po ashtu sot në të njëjtën ditë që është e krenarisë kombëtare, kujtojmë edhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga Serbia. Presidenti theksoi se sot për herë të parë Epopenë e UÇK-së po e shënojmë me Ushtrinë e Kosovës.

“Në këtë 21-vjetor për herë të parë Epopenë e UÇK po e shënojmë me Ushtrinë e Kosovës të njohur ndërkombëtarisht. Ecja e Kosovës përpara është e pandalshme, po konsolidohemi në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha Thaçi.

Ai shtoi se të bashkuar miqtë do të na përkrahin edhe më shumë. “Të bashkuar si popull dhe institucione kemi energji që të bëjmë hapa gjigant. Të bashkuar miqtë do të na përkrahin edhe më shumë. Kosova në të ardhmen e afërt do të bëhet pjesë e NATO-së e Bashkimit Evropian, OKB-së dhe do t’i forcojmë raportet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi.

 

Zjarr Tv Ad