Thaçi: Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia përkrah aleatëve strategjikë

0
3
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, na kuadër të konferencës, organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim” në Berlin ka zhvilluar një takim me ambasadorin Frank Wisner, ish i dërguar i posaçëm i Amerikës në bisedimet e vitit 2005-2006, si dhe me ish-përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton, e cila lehtësoi arritjen e marrëveshjes së vitit 2013.

“Të dyja proceset ishin të rëndësishme për jetësimin e aspiratës për pavarësi dhe për konsolidim të shtetësisë sonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. Ai po ashtu ka thënë është gjithmonë kënaqësi kur takon miqtë e Kosovës, të cilën në periudha të ndryshme kanë mbështetur fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtarë.

“Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë. Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre”, ka shtuar ai.

Zjarr Tv Ad