Thaçi: Kosova nuk duhet të humbasë këtë moment historik që ka për dialog me Serbinë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë nga SHBA, Thaçi është shprehur se administrata e presidentit Trump, ambasadori Bolton kanë shprehur mbështetjen e tyre për zgjidhjen e k

onfliktit shekullor Kosovë-Serbi.

“Është momenti i duhur dhe historik, të cilin nuk duhet ta humbin Kosova dhe Serbia për arritjen e marrëveshjes përfundimtare që nënkupton njohjen përfundimtare reciproke, ndryshimi i Rezolutës 12/44, anëtarësimin e Kosovës në OKB. Edhe Shtëpia e Bardhë, administrata e presidentit Trump, ambasadori Bolton e theksoi shumë qartë se me zgjidhjen e problemeve ne rajonin e Ballkanit, duke përfshirë edhe përmbylljen e konfliktit një shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshje paqësore, edhe Evropa do jetë më e qetë dhe më e fortë. “

“Dialogu duhet të vazhdojë dhe të arrijmë në një marrëveshje paqësore përfundimtare që sipas meje do të thotë njohjen pa kushte të Kosovës nga Serbia; që do të thotë njohjen e njëra tjetrës si dy vende fqinje dhe sovrane. Dhe kështu do të përshpejtojmë rrugën e Kosovës drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Ne nuk duam urrejtje, nuk duam as hakmarrje, por duam mirëkuptim dhe paqe mes njëri tjetrit.”

 

Zjarr Tv Ad