Thaçi: Kufiri, më pas marrëveshje me Serbin

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hashim Thaçi tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, që do të çonte në një njohje të ndërsjellë të të dy shteteve si vende sovrane, nuk mund të arrihet pa percaktimin e kufirit me Serbinë.

Si Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe ambasadori Bolton, në takimet me Presidentin kosovar, theksuan se është koha që Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë mundësinë që është krijuar për arritjen e një marrëveshjeje historike.

Thaçi nuk e përmendi në intervistë korrigjimin e kufijve, idenë e tij të diskutuar prej muajsh tashmë e cila ka shkaktuar reagime të ashpra në Prishtinë, përfshirë atë të kryeministrit Ramush Haradinaj. Por, e theksoi se pa u përvijuar kufiri, nuk mund të ketë marrëveshje.

Thaçi u shpreh shumë i kënaqur me dy takimet e zhvilluara. Ajo që mund të them, u shpreh ai, është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata e Presidentit Trump, e mbështet fuqishëm procesin e dialogut, negociatave dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale.

I pyetur se çfarë ndryshon tani, duke qenë se një mbështetje e tillë ishte dhënë dhe përpara, Presidenti sqaroi se bëhet fjalë për një përkrahje më konkrete. Gjërat kanë lëvizur përpara, ishte komenti i tij, duke shtuar se janë në hapat e fundit të fazës finale të arritjes së marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi.

Kjo mundësi është reale, shtoi Thaçi, një mundësi të cilën nuk duhet ta humbasin as Prishtina e as Beogradi.

 

Zjarr Tv Ad