Thaçi: Luftë pakompromis kundër korrupsionit

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një shkrimi në Facebook, ai komentoi Raportin për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, me ç’rast tha se ka përparime në sektorin e drejtësisë por edhe shumë sfida.

“Raporti për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka identifikuar shumë përparime në sektorin drejtësisë, por edhe shumë sfida që kemi përpara. I jemi mirënjohës SHBA-së për investimet dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në sektorin e drejtësisë. Të gjitha ngecjet që janë identifikuar në këtë raport duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe të punohet me dinamikë më të madhe në përmirësimin e tyre. Ne duhet ta vazhdojmë luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe t’i garantojmë të drejtat e qytetarëve të të gjitha komuniteteve tona, si vlera mbi të cilat e kemi ndërtuar shtetin tonë” ka shkruar Thaçi.

 

Zjarr Tv Ad