Thaçi: Më mirë do të dialogoja më një dreq, sesa me Aleksandar Vuçiçin

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi konfirmon takimin me presidentin serb Aleksander Vuçiq dhe shpjegon se çfarë pret nga ky takim. Si gjithmonë, e quan takim të vështirë, dhe thotë se më me dëshirë do të dialogonte më një dreq sesa me të.

“Një marrëveshje kjo e përgjithshme, që nënkupton njohje reciproke, marrëveshje me obligim ligjor në rrafshin ndërkombëtar. Shpresoj se ky proces do të përmbyllet me marrëveshje e cila nënkupton definitivisht njohjen reciproke dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB, që do të hapet mundësia e njohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së dhe hapja e sigurt e perspektivës evropiane edhe për Kosovën edhe për Serbinë”, thotë Thaçi.

Ai ka bërë thirrje te i gjithë spektri politik për një vendimmarrje më të shpejt për përfaqësim politik me bazë më të gjerë politike. Thaçi thotë gjithashtu se më me dëshirë do të dialogonte me një dreq sesa me Vuçiçin.

“Pres që do të jetë një takim i vështirë, i rëndë, sepse homologu im nga Serbia është një bashkëbisedues i vështirë, i komplikuar e ne të njëjtën kohë edhe i ngarkuar. Mund të them se dëshirën më të madhe do të isha ulur me një dreq në tavolinë për të biseduar, sesa më Aleksander Vuçiçin, sepse ai me tërë potencialin e tij, tërë arsenalin shtetëror të Serbisë, po punon për shpërbërjen e Kosovës si shtet, por edhe dëmtimin e institucioneve të Kosovës. Natyrisht që unë do e përballojë, por nuk është e mjaftueshme përballimi i Serbisë, është me rëndësi që i gjithë spektri politik të kyçet në këtë proces, të nxirret sa më shpejt ajo platformë e Kuvendit të Kosovës, të bëhet ekipi i përbashkët e Kosovës, të jemi të gjithë së bashku në tavolinë dhe të fitojmë këtë proces”, thotë ai.

Gjithashtu Presidenti i Kosovës nuk pret që nesër të arrihet një marrëveshje – thotë se finalizimin e saj do e mbyll i gjithë spektri politik.

“Pres një dinamizim të këtij procesi final, por natyrisht se finalizimin do ta mbyllim i gjithë spektri politik dhe gjithë institucionet e Republikës së Kosovës”, thotë ai. I pyetur për vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë prej 10% për produktet e importuara nga Serbia, ai nuk ka dashur ta komentojë.

Thotë se secili institucion merr vendime dhe merr edhe përgjegjësitë që dalin prej atyre vendimeve. “Pushtetet janë të ndara në Kosovë, nuk komentoj opinionet e as vendimet e institucioneve tjera. Secili institucion merr vendime merr përgjegjësitë dhe në të njëjtën kohë autoritetin e vet për atë vendimmarrje”, thotë tutje Thaçi. Ndërkohë takimi në Bruksel do zhvillohet para atij që do të jetë në Paris, ku të dy presidentët kanë pranuar ftesën e presidentit të Francës, Emanuel Macron me rastin e 100 vjetorit të armëpushimit të parë të luftës së parë botërore.

Zjarr Tv Ad