Thaçi: Nuk ka marrëveshje me Serbinë, pa ndihmën e SHBA, BE është e dobët

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se ndihma nga Shtetet e Bashkuara ështe e nevojshme për të zgjidhur mosmarrëveshjen e hidhur midis vendit të tij dhe Serbisë, pasi Evropa ishte shumë “e dobët dhe e ndarë”.

Një ditë pas samitit të liderëve të Ballkanit në Berlin, të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti Hashim Thaci i tha AFP-së se bisedimet ishin ‘zhgënjyese” dhe‘asgjë konkrete në tavolinë”

Vlerësimi i fundit i Thaçit erdhi vetëm disa orë pasi samiti u mbyll duke premtuar “të përshpejtohen përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese dhe për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun e normalizimit me ndërmjetësimin e BE”.

Por për Thaçin “është e qartë se pa SHBA askush nuk mund të bëjë përpara në Ballkanin Perëndimor. Sepse edhe dje, çdo kush e ndjeu se BE është e dobët dhe shumë e ndarë”

Duke folur pak në anglisht dhe pak përmes përkthyesit, Thaçi tha: “Nuk kanë shpirtin e drejtimit” në këtë proces kaq sensitiv dhepër më tepër është shumë e vështirë në të njëjtën kohë.”

“SHBA kanë kapacitet. Ata punojnë shpejt, më mirë dhe kanë lidership” tha ai.

Thaci vuri në dukje një letër që Presidenti Donald Trump kishte dërguar atij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç duke thënë “Duket se ata (SHBA) kanë idetë dhe ne mund të gjejmë një zgjidhje për marrëveshjen përfundimtare në kuadër të kësaj letre”.

Ndërkohë, Thaci tha se samiti i mbrëmshëm i cili përfundoi në orët e para të së martës (30 prill) në Berlin nuk solli asgjë të re në tavolinë.

I pyetur nëse Macron dhe Merkel kishin sjellë propozime të reja, Thaci tha “ Jo, zero”

“Sigurisht që donin që ne të përparonim sa më shumë që të mundemi, (por nga ajo që doli dje) ) është vetëm një pikë: të vazhdojmë të ulemi me njëri-tjetrin, të vazhdojmë në takimin e ardhshëm në Paris”.

“Shpresoj që takimi në Paris të lëvizim drejt gjërave thelbësore”  tha ai për takimin e planifikur në Korrik.

 

Zjarr Tv Ad