Thaçi: Sakrifica e familjes Jashari, bazament i lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari. Pas homazheve, presidenti Thaçi para mediave tha se sakrifica e familjes Jashari është bazament i Pavarësisë së Kosovës por edhe i së ardhmes euroatlantike.

“Nderime dhe respekt të përjetshëm Komandantit Legjendar, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, ka thënë Thaçi.

“Sot jemi së bashku me kryeministrin Haradinaj, me kryetarin e Skenderajit z. Jashari, gjithë anëtarët  e kabinetit qeveritar për të bërë nderimet shtetërore Komandantit Legjendar dhe bashkëluftëtarit tonë Adem Jashari dhe familjes së tij, për sakrificën sublime që është bazament i lirisë dhe pavarësisë, por edhe të ardhmes euroatlantike të shtetit të Kosovës”, ka thënë tutje Thaçi.

Zjarr Tv Ad