Thaçi sërish thirrje për zgjedhjet në Malit të Zi:”Lista Shqiptarë është zgjedhja e duhur, çon para bashkimin në familjen e madhe europiane”

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është rreshtuar sot sërish krahas Listës Shqiptare në Mal të Zi për zgjedhjet e 30 gushtit.
Thaçi kërkon nga shqiptarët aty të votojnë masviisht për zgjedhjen e duhur, Listën Shqiptare.

Sipas Thaçi, Lista Shqiptare do të vazhdojë punën për anëtarësimin e Malit të Zi në BE, aty ku të gjithë shqiptarët do të bashkohen në familjen e madhe europiane.

STATUSI NGA HASHIM THAÇI

Këtë të diel, shqiptarët në Mal të Zi gjenden përballë mundësisë së zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në institucionet shtetërore të shtetit mik të Kosovës. Komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka qenë gjithmonë faktor stabiliteti dhe ka luajtur rol konstruktiv e kontributdhënës në rrugën e integrimit euroatlantik të tij.

Prandaj, duke njohur punën e tyre të vyer në të mirë të interesave kombëtare, edhe sot u bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhje për ta mbështetur Listën Shqiptare, në mënyrë që ta avancojnë përfaqësimin e tyre politik dhe ta sigurojnë ecjen përpara të Malit të Zi drejt së ardhmes euroatlantike, si pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Lista Shqiptare është zgjedhja e duhur për ta vazhduar punën në të mirë të shqiptarëve dhe në drejtim të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Çdo kontribut i dhënë për avancimin e agjendës evropiane të Malit të Zi e çon përpara bashkimin e të gjithë shqiptarëve në familjen e madhe evropiane. HTH

Zjarr Tv Ad