Thaçi: Shteti i Kosovës e ka për obligim që të krijojë kushte më të mira për policinë

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi,  në shënimin e 20 vjetorin të Policisë së Kosovës ka thënë se këto dekada ishin plot sfida.

Thaçi në rrjetin social ‘Facebook’ përmes një postimi dedikuar 20 vjetorit të Policisë e ka kujtuar Enver Zymberin  e policët të tjerë të vrarë ne dëtyrë.

‘Policët e Kosovës kanë qenë simbol i besimit, sakrificës dhe përkushtimit të pakontestueshëm për rend dhe ligj në 20 vjetët e fundit. Ky rrugëtim dy dekadash ishte plot sfida, por asnjëherë nuk mungoi gatishmëria e policëve tanë për të sakrifikuar edhe jetën në përmbushje të betimit të dhënë për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë. Në këtë 20 vjetor e kujtojmë Enver Zymerin dhe dhjetëra policë të rënë në krye të detyrës.’

Zjarr Tv Ad