Thaçi sulmon BE për Lajçak: Njeri pa kredibilitet, po ulni nivelin e përgjegjësisë për Kosovën

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka sulmuar Bashkimin Europian dhe të dërguarin e posaçëm të unionit që do të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Thaçi shprehet se me vendosjen e Lajçak, BE ka ulur përgjegjësinë, duke vendosur një njeri pa kredibilitet.

Hashim Thaçi: Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet, nuk i ndihmon këtij qëllimi. BE’ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate. 

Më herët, media evropiane shprehën qëndrimin e tyre kundër vendosjes së Lajçak për ndërmjetësimin e dialogut.

Zjarr Tv Ad