Thaçi takime me Hahn dhe Tusk në Bruksel

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë kur dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, vijon të mbetet i bllokuar, Presidenti, Hashim Thaçi, ndodhet për një vizitë në Bruksel, ku ka parashikuar të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, përfshirë Presidentin e Këshillit, Donald Tusk, si dhe me Komisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca e Kosovës ndërsa është afishuar edhe në axhendën e takimeve të liderëve të BE-së. Në komunikatën për mediat, Kreu i Shtetit njoftoi se do të kërkojë mbështetje për të liberalizuar sa më shpejt vizat për qytetarët e Kosovës si dhe do të diskutojë për cështje të tjera me rëndësi, sikurse është dialogu me Beogradin.

Procesi ka mbetur në vend-numëro për shkak të protestës së Serbisë si rrjedhojë e taksës 100%. Pavarësisht presionit nga ana e ndërkombëtarëve, kryeministri Haradinaj nuk ka pranuar që të pezullojë apo të shfuqizojë tarifën e shumë-debatuar.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë rezultatesh do të prodhojnë takimet e Presidentit Thaçi gjatë ditës së sotme. Në bazë të axhendës, kreu i shtetit të Kosovës, do të takohet me Tusk rreth mesditës, për të vijuar më pas diskutimet me Johannes Hahn.

 

 

Zjarr Tv Ad