Thaçi: Të lëmë pas armiqësitë, të bëjmë marrëveshje me Serbinë

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është i pashmangshëm. Thaçi u shpreh se ndonëse 20 vite nga përfundimi i luftës së fundit, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur një marrëveshje të mirëfilltë që do të arrinte paqen.

Presidenti theksoi se ka ardhur koha që të lihen prapa armiqësitë dhe të bëhet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Që një vit jemi duke diskutuar për procesin më të rëndësishëm që e kemi si shtet, nga ku varet qëndrueshmëria si shtet dhe anëtarësimi në BE. Normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve është i pashmangshëm. U bën 20 vjet nga përfundimi i luftës, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arrit një marrëveshje të mirëfilltë që do të arrinte paqen. Besoj fuqishëm në këtë qëndrim se ka ardhur koha që të lëmë prapa armiqësinë dhe të bëjmë marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi po ashtu tha se opsioni i ruajtjes së status-quo-s mes Kosovës dhe Serbisë është i gabuar dhe i paqëndrueshëm, pasi është kthim prapa.

“Opsioni i ruajtjes së status-quos midis Kosovës dhe Serbisë e cila është mbështetur nga disa është treguar i gabuar dhe i paqëndrueshëm, pasi është kthim prapa. Në 12 muajt e fundit ka regres mes Kosovës dhe Serbisë. Përvoja e viteve të fundit ka forcuar bindjen time që ka ardhur koha ta përfundojmë marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh ai.

 

Zjarr Tv Ad