Thaçi: U bëj thirrje institucioneve e partive të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një dalje për shtyp presidenti i kosovës, Hashim Thaçi e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së Kosovës.

Thaçi u shpreh se duhet sa më parë duhet të formohet qeveria e re dhe se rrethanat kërkojnë qeveri efektive e efikase.

Thaçi ka ftuar gjithë institucionet dhe liderët institucionalë e partiakë që të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt demokratik.

Thaçi: Si president i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam ndërmarrë që të jem në përputhje me Kushtetutën. U konfirmua edhe mbrëmë me vendim unanim të gjyqtarëve të Kushtetueses. 

Më e rëndësishmja është se ajo konfirmoi se Kuvendi është institucioni më i lartë politik në vend. Duhet sa më parë duhet të formohet qeveria e re. Rrethanat kërkojnë qeveri efektive e efikase. U bëj thirrje të gjitha institucioneve e partive të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese. 

I ftoj liderët institucionalë dhe partiak që të punojnë së bashku që të kemi tranzicion të rregullt demokratik. Edhe mediat dhe shoqërinë civile i ftoj t’i kontribuojnë këtij tranzicioni. Duhet ta ruajmë rendin kushtetues. Të përqendrohemi në atë që është kryesorja te qytetarët e Kosovës dhe të sjellim zhvillim dhe prosperitet në Kosovë, të përqendrohemi në zhvillimin e ekonomisë dhe tejkalimin e pandemisë. Ju bëj thirrje të gjithëve që të ruajmë dhe forcojmë marrëdhënien speciale me SHBA-në.

Zjarr Tv Ad