Thaçi: Ushtria e Kosovës e gatshme për forcimin e paqes në vend, rajon dhe botë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Hashim Thaçi një ditë para votimit për projektligjet që mundësojnë shndërrimin e kësaj force në ushtri, ka inspektuar këtë të enjte ushtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

“FSK-ja është institucioni më i besuar prej qytetarëve të Kosovës prandaj si president dhe komandant suprem jam krenar për sukseset e saj. Ky proces po rrjedh natyrshëm si rezultat punës dhe përkushtimit tuaj të jashtëzakonshëm. Ju, me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, për kohë të gjatë keni punuar për themelimin e ushtrisë sonë. Ushtria e jonë do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë”.

Ndër të tjera kreu i shtetit ka theksuar se u është mirënjohës ushtarëve për kontributin e deritanishëm për ngritjen e ushtrisë.

Zjarr Tv Ad