Thanë se Edi Rama nuk i dëgjoi, Kryeministria nxjerr VIDEON me banoret e “5 Majit”, i pranishëm dhe Mazniku i Bashkisë: Të gjithë do marrin shtëpi

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministria ka publikuar pasditen e sotme pamjet e takimit të Edi Ramës me banorët e “5 Majit”, të cilat sot protestuan para Parlamentit. Nënë Liza dhe dy gra të tjera banore të zonës, kanë folur me Ramën për problematikën e tyre.

Pas takimit, tre banoret thanë se Rama nuk i kishte dëgjuar fare dhe nxorën një video disa sekondëshe. Mirëpo, Kryeministria për t’ju përgjigjur këtyre akuzave ka publikuar pamjet e takimit më shumë se 30 minutësh të Ramës me tre zonjat.

Diskutimeve u është bashkuar dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku, i cili ka sjell dosjet e shtëpive te “5 Maji”.

Nënë Liza që u bë simboli i protestës i ka shpjeguar Edi Ramës historinë dhe kronologjinë e ngjarjeve deri në prishjen e shtëpisë. Kryeministri u ka bërë të ditur banoreve se ishin pa leje por megjithatë shteti do t’u jepte shtëpi të re kur lagja të rindërtohet.

Tonet e larta mes tyre nuk kanë munguar. Rama është shprehur se është e pamundur që banorët të marrin shtëpitë vila siç i kishin, por secili do të marrë hyrjet e veta. Nënë Liza i tha Ramës se në vilën e saj jetonte me tre djemtë dhe kryeministri u përgjigj se ajo nuk do të merrte mbrapsht vilë por ama do kishte apartament për veten e saj dhe për tre djemtë.

Zjarr Tv Ad