“Thanë se nuk do ta mbështesin kandidatin”/ Godole tregon prapaskenat nga mbledhjet e gjata të Alibeajt

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole, pjesëmarrëse në mbledhjet e gjata të grupimit të Alibeajt për të nxjerrë kandidaturat për zgjedhjet vendore të 14 majit, zbuloi se çfarë ndodhte aty brenda.

Ajo tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se pjesëtarët e grupit i ishin përgjigjur se nuk do ta mbështesnin kandidatin e Tiranës të dalë prej aty, as politikisht dhe as financiarisht.

“Unë kam bërë një pyetje mesnatën e të shtunës, kur u votua që do të dilte një kandidat për Tiranën, ku unë dhe Roland Bejko ishim kandidatë, më shumë ai.

Bëra një pyetje të drejtpërdrejtë: Nëse ndonjë nga ne do të zgjidhet kandidat për bashkinë e Tiranës, ju do ta mbështesni edhe pse keni thënë se do të mbështesni kandidatin tjetër? Ata thanë jo. Pra nuk do të mbështesnin kandidatin e dalë nga ajo mbledhje.

Pyetja e dytë ishte: Po financim ka për fushatën? Jo-më thanë.

Ky ishte momenti kur unë pyeta: Po cila është detyra e lidershipit të partisë, që duhet të zgjedhë muaj përpara indentikitin e kandidatit të partisë që të mund të na sillte vota, duke u fokusuar jo vetëm te antiberishizmi, por te pjesa gri që është partia më e madhe në Shqipëri që nuk voton.

Kjo është partia më e madhe se Foltorja, PD-ja, PS-ja dhe kjo ngeli pa u përfaqësuar”-u shpreh Gogole.

Zjarr Tv Ad