Thashetheme nga Kupola: Meditimet e Blushit dhe Ballës…

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marrë nga Thashetheme nga Kupola TNK

https://www.facebook.com/thashethemengakupola

Meditimet e Blushit…

Blushi ka kohë që është shkëputur nga rrëmuja e kryeqytetit. Është mbyllur në shtëpinë e tij të Dardhës, në cepin që e kishte ndërtuar me dashuri për të bijën, Natalinë. E quan “Reading Point” sepse, helbete, nuk mundet ta quajë “Qoshka e Leximit”. Me këtë vend dhe këtë gjuhë nuk e lidh asgjë. Për të ka vetëm përbuzje….

Zgjohet vonë në mëngjes dhe del te kafja e fshatit. Sapo del Blushi, firojnë fshatarët e shkretë. E kanë tmerr. I ka futur në sherre me njëri tjetrin, të gjithë. E bën për eglendisje, forcë zakoni. Nuk shtyhet ndryshe rutina e fshatit.

Pemëtaria dhe pulat vetëm sa ia largojnë pak depresionin por ai i rikthehet fort sapo ndez televizorin kur sheh Sokol Ballën në studion e re dhe moderne të Topit. Në sfondin metropolitan të dekorit llamburisnin dritat e Manhatanit apo San Franchiskos. Përfund ekranit pa logon e emisionit e vet të dashur. Një sfidë e hapur dhe arrogante. E fiku menjëherë.

Hyri online të lexonte webin. Rakipzari i kishte botuar një shkrim të tij për Kosovën dhe krahasimin me Donbasin. “Po fillojnë ta hanë karremin” – mendoi. “Si dikur dashurinë për vegjëlinë. Budallenjtë”.

“Sot do shkruaj edhe një gjë për një stërnip të Konicës, nesër për një mbesë të Fishtës. Nëse nuk ka mbesë do e sajoj, kush dreqin verifikon në këtë vend. Vdesin shqipot për brockulla nacionaliste. Janë të njëjtët që vdesin për Marinin, Elenin, Sazanin, pellazgjinë. Aty duhen sulmuar se mallëngjehen. Edhe Kosova e paska publikuar shkrimin e Donbasit, mirë ka ecë. Fillim i mbarë” -mendoi me vete.

Një vatër e trurit gjithmonë i klikonte një gjendje ogurzezë që flinte brenda tij. Siç i klikon therja e një lunge poshtë sqetullës një të sëmuri. Edhe kur gajasej me rrengjet që u punonte dardharëve të ngratë, ky klik dëshpërues nuk e linte të qetë. Ishte humbja e Topit. Jo vetëm kaq, ishte përçmimi që i bënë pas përzënies. E quajtën gjobaxhi. Aty i vinte plasja. “Paratë e mia u pëlqenin kur i merrnin” ulëriste me vete. Në heshtje.

Të tilla mendime i vërtiteshin edhe në kafen e fshatit. Bëhej menjëherë serioz aty. Largohej menjëherë nga klubi i fshatit. Pa shkak. Fshatarët habiteshin. “Po ç’e gjeti more”?- lëshohej njëri. Të tjerët ngrinin supet të habitur…

Më inat se të gjithë kishte Ballën. Ligjërimi fitimtar i tij “Ik shit Libra tani” i dilte natën në ëndërr. Zëvendësimi me Ballën ishte ku e ku më keq sesa vetë largimi. Një mendje perverse kishte luajtur me ndjenjat e tij. Edhe më perverse se e Blushit vetë. Ai e dinte kush ishte ajo mendje. Por për momentin ishte i pafuqishëm ta përballonte ndaj më mirë të bënte sikur nuk e dinte. Ia kishin punuar paq.

Nata shkurtohet goxha në pranverë por të tilla mendime ia bënin sterrë edhe ditën.

Vazhdoi të lexonte përsëri Rakipzarin te Panorama. Këto kohë, i pëlqente të lexonte rrëfimet e Rakipzarit për kohën e shokut Enver. Gjeti një artikull të stërgjatë ku rrëfehej për teprimet seksuale të Pilo Peristeri dhe sesi Enver Hoxha vendos tia falë “gabimet”. I shkoi në mendje menjëherë te Balla. I pëlqeu asosacioni me Pilon. Plus emri. Vendosi të rrinte me të tilla mendime në kokë sa më gjatë. Kol Balla është Pilo Peristeri. Kol Balla është Pilo Peristeri. Kol Balla është Pilo Peristeri…. Budalla, idiot i dobishëm dhe i shantazhueshëm. Me këto mendime e zuri gjumi…

***********

Meditimet e Ballës

Ballën akoma nuk e kishte lëshuar akoma narkoza e fitimtarit. Vinte herët në punë, mezi priste. Si dashnorët rishtarë në takimin me të ëndërruarën e tyre.

Nisej qysh në 8 të mëngjesit nga shtëpia. Përpiqej të dukej serioz te hyrja kur përshëndeste rojen. Kishte bërë prova në pasqyrë për atë moment. Duhet të dukej edhe përfillës për rojën, i dashur,  por edhe i  preokupuar fort për punën. Një babaxhan me një barrë me halle. Ngjiste shkallët me nxitim, dy e nga dy dhe futej në zyrë.

Sapo hapte kompjuterin shkonte te programi i vet. I pëlqente shumë titulli dhe logo. E bënte screenshot. Pastaj dëgjonte editorialin e vet. Një herë, dy, dhjetë. E kishte qëndisur. I pëlqente shumë. Sidomos intonacioni, pauzat mes fjalëve e mbi të gjitha, fundi, kur deklamonte fjalën kyç: “Sigla”. Aty kënaqej fare. E kthente përsëri nga fillimi….“Këtu nuk është si në atë vendin tjetër që të lodhet dora e nuk mundesh më” – mendonte me vete.

Nga ora 08.30 deri në 10.00 klikonte e klikonte pareshtur. Me shpresën se do i shtonte sadopak klikimet. Por po njësoj mbesnin. Ja, mbrëmë, psh, kishte kapur 84 klikime. “Punë e madhe”- mendoi me vete. “Pse, çfarë jam unë, Mevlani i Përputhen që të marr 840 mijë” – vazhdoi mendimin. Kjo e ngushëlloi.

Mosklikimi është shenjë e mirë, shenjë intelektualizmi. Pakica duhet të fitojë mbi shumicën, mendimi elitar mbi zgjyrën populiste. Kjo ishte një tezë që, me mjaft të drejtë e ngrinte edhe Gjekmarkaj. Duhet të fitojë pakica. Sa më pak vota apo klikime aq më mirë. Kjo ishte tezë e politologjisë moderne. Duhet asgjësuar dhuna e shumicës.

Kontrolloi mesazhet. Kishte vetëm një. Ishte nga një numër i panjohur, shkruante vetëm kaq: “Je bërë si Pilo Peristeri”!

E kapën nervat. Do të jetë ndonjë nga të Blushit me siguri.

Vendosi të ndërrojë komplet regjistër. Hyri në një botë të errët ku notonte prej vitesh. Hapi folderin “Editorialet e Ballës”. Atu kishte biseda hot të regjistruara me kamera. Me këtë diciturë e dinte se askush nuk e hapte folderin. As gruaja.

Pa nja 30 minuta të mira. Pastaj u ngrit dhe thirri Muahmetin, gazetarin e Kryeministrit.

Balla: “Muahmet, si shkojnë punët, ça thotë i gjati”?

Muahmeti: “Mirë shef, kishte pa ediorialet e tua dhe i kishin pëlqyer shumë”.

Balla u drodh. Iu kujtua titulli i Folderit që sapo kishte mbyllur dhe iu duk provokim. Pastaj u relaksua. “Me siguri atij të gjatit do t’i kishin pëlqyer më shumë këto “editorialet” sesa ato që dalin në televizor” mendoi me vete. Vazhdoi:

Balla: “I ka pa emisionet thu”?

Muahmeti: “Të gjitha pa përjashtim. Është shumë i kënaqur nga performance jote. Edhe Padër Gjekën e ka qejf, argëtohet shumë me të”…

Balla: “E di, me atë argëtohem edhe vetë. Ai është Majko i së djathtës. Po këshillimi kombëtar si shkoi, më thuaj pak”…

Muahmeti: “Po ça këshillimi o burrë. Zarfet kanë mbetë të pahapura në bodrumet e Kryeministrisë. Rezultatet i nxorëm mbrëmë me Fugën dhe Batonin. Ishim edhe unë e Elja që do bënim pyetjet të nesërmen. Po ndanim pyetjet. Psh, atë rezultatin e grave me tre fëmijë u mor version im. Unë thashë 80%. Ndërhyri Fuga dhe e bëri 81%. Duket në rregull më tha. I gjati ra dakort me Fugën.”

Balla kruan kokën.

Balla: “Këto mos ia thuaj njeriu, mbylle këtu”

Muahmetit I bie telefoni. Është Fuga.

“Muahmet, hë mo si duket puna, më mirë Blushi apo Qorri”?

Balla po dëgjonte.

Muahmeti: “Fuge, unë kam tjetër kënd shef, ti e di mirë. Por Qorri punon drejt, pa hile. I përkushtuar, nuk i pushon dora duke shkruajtur”…

Dëgjohet një e  qeshur buçimë me ngërdheshjen e njohur të përzier me qeshjen e Fugës. Ndërhyri vetë AI:

AI : Muahmet, e paskë Qorrin afër? Po ti a na the vetë mbrëmë që nuk ka si Blushi”?

AI kishte orën e eglendisjes….

Muahmeti u nxi. Po përpiqej të largohej nga Balla me pretekstin se nuk po dëgjonte mirë. Por Balla e mori mesazhin. Iu kujtua ajo batuta e Pilo Peristerit.

Mori rrugën drejt zyrës të shikonte edhe njëherë “Editorialet e Ballës”….Fundja aty ishte vetvetja.

Zjarr Tv Ad