Rezervat ujore në Hidrocentralin e Fierzës, furnizuar nga prurjet e dy degëve të Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi kanë rënë ndjeshëm në 60 metër kub për sekondë, si pasojë e thatësirës së madhe që ka kapluar vendin. Niveli në liqen ka arritur në 287 metra mbi nivelin e detit nga 289.7 që ishte në muajin qershor. Nga ana tjetër, edhe prurjet kanë pësuar rënie në rreth 90 metër kub ujë për sekondë. Sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, rritja e temperaturave ka shtuar edhe rritjen e konsumit të energjisë elektrike në vend dhe në bazë të të dhënave të publikuara konstatohet si shpenzim ditor rreth 19 mijë MwH ose 2-3 mijë mwh më shumë se fundi i qershorit.
Një vit më parë e gjithë rezerva energjetike në kaskadën e Drinit, u përdor për muajt e verës me shpresën se do të nisin reshjet, por sezoni dimëror nuk rezultoi i lagësht, duke vënë në vështirësi dhe rritjen e shpenzimeve nga ana e qeverisë për blerjen e energjisë.
Nga Janari deri në muajin Maj, KESH ka shpenzuar 145 milionë euro për importe të energjisë elektrike, thuajse 1 milion euro në ditë.
Kësisoj, KESH iu bën thirrje konsumatorëve të përdorin në mënyrë sa më eficente energjinë elektrike.
PËRDITËSIM I SITUATËS:
Prodhimi ditor në të tre HEC-et është: 𝟏𝟑.𝟐𝟑𝟑 𝑴𝑾𝒉 (𝒅𝒊𝒕𝒐𝒓)
Kërkesa për konsum nga FSHU është: 𝟏𝟖.𝟖𝟖𝟗 𝑴𝑾𝒉 (𝒅𝒊𝒕𝒐𝒓)
Çmimi i energjisë sot në bursë shënon 𝟑𝟔𝟎 𝑬𝒖𝒓𝒐/𝑴𝑾𝒉.
*Temperaturat e larta e mbi mesataren e periudhës gjatë ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në vend.
**KESH iu bën thirrje konsumatorëve fundorë të përdorin në mënyrë sa më eficiente energjinë elektrike.
𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐞𝐭:
Prurjet natyrore në kaskadë janë :
– HEC Fierzë 60 m3/s
– HEC Koman 35 m3/s
– HEC Vau i Dejës 10 m3/s
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
•Hec Fierzë 287.19 mmnd,
•Hec Koman 173.40 mmnd,
•Hec Vau Dejës 73.72 mmnd
Rezerva Energjitike është: 1011.9 GWh