The Economist Intelligence Unit zbulon premtimet boshe ndaj shqiptarëve/Ja kur do të vij vaksina në vendin tonë

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama para disa ditësh dha lajmin se po lobonte në SHBA për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, faktet nuk janë ashtu pëfatin tone të keq.

Vetëm disa javë pasi u bë e qartë se Bashkimi Europian dhe sidomos Mbretëria e Bashkuar dhanë lajmin se vaksina është gati, autoritetet më të larta shqiptare i dhanë vendit shpresë se Shqipëria nuk do të mbetet e fundit në sigurimin e vaksinës.

Por parashikimet e organizatave prestigjoze ndërkombëtar tregojnë të kundertën. Agathe Demarais, drejtuese e The Economist Intelligence Unit, degë e revistës prestigjoze The Economist që merret më studime dhe parashikeime, ka bërë së fundi një postim në Tëitter (11 dhjetor) ku vëren se vendet më të varfra do arrijnë të bëjnë një vaksinim të plotë të popullësive të tyre vetëm në vitin 2024. Ajo ka publikuar një hartë të krijuar The Economist Intelligence Unit ku vihet re lehtësish se së pari do të përfitojnë vendet më të pasura dhe më të fuqishme. Në postimin e saj në Twitter, Agathe Demarsis shkruan se: “Vendet e pasura do të marrin më parë vaksinat e koronavirusit – për ato më të varfra, afati kohor do të shtrihet deri në vitin 2024 (më e hershmja)”.

Sipas hartës, shtetet ndahen në katër kategori.

Në grupin e parë ku përfshihen SHBA, shtetet kryesore të BE, si dhe Japonia, vaksinimi masiv do bëhet mes shtatorit të vitit 2021 dhe marsit të 2022.

Në grupin e dytë, ku futen Kanadaja, Argjentina, Kina, Australia vaksinimi masiv do bëhet mes shtatorit të vitit 2021 dhe qërshorit të 2022.

Shqipëria bën pjesë në grupin e shteteve të shenjuara me portokalli ku vaksinimi masiv do realizohet gjatë 2022.

Ndërsa në grupin e katërt ku futen vendet e varfra, kryesisht të Afrikës, vaksinimi do bëhet mes prillit të 2020 dhe përgjatë vitit 2023.

Zjarr Tv Ad