Thellohen mosmarrëveshjet në Pallatin Mbretëror/ Mbretëresha Elizabeth çon në gjykatë nipin e saj dhe Megan Markle: Kanë tejkaluar çdo kufi me deklaratat e tyre skandaloze

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është thelluar më tej konflikti midis Mbretëreshës Elizabeth dhe nipit të saj Harry bashkë me Meghan Markle.

Përballë akuzave dhe sulmeve të nipit të saj, mbretëresha Elizabeth gjithmonë ka zgjedhur të mos i kushtojë rëndësi. Por, tani kufiri është tejkaluar dhe një ekip avokatësh tashmë do të punojë për të ‘ndaluar’ Duken dhe Dukeshën e Sussex, pa përjashtuar mundësinë e përballjes në gjykatë.

Sipas mediave britanike. mbretëresha urdhëroi ndihmësit e lartë të Pallatit Buckingham të planifikonin kundërsulmin dhe ata tashmë kanë filluar të punojnë duke kontaktuar ekspertë të shpifjes dhe privatësisë.

“Këtë herë Harry dhe Meghan do të kishin kaluar kufirin me deklaratat e tyre skandaloze. Ata do të gjykohen. Ata do të informohen dhe do të dinë se sulmet e tjera nuk do të tolerohen,” tha një burim për tabloidin Sun.

Zjarr Tv Ad