Thellohet bilanci i rasteve dhe viktimave me Covid-19

0
3

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e fundit në lidhje me situatën në vend për shkak të Covid. Raportohet se 2 pacientë kanë humbur jetën në spitalin infektiv.       Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 74 raste pozitive me koronavirus. “Në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19.  Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive”, njofton Ministria.