Thellohet skandali/Pasuritë misterioze të Taulant Ballës

0
1081
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Thellohet skandali i fshehjes së pasurisë të Taulant Ballës.

Sipas investigimit të SYRI TV rezulton se një tjetër pronë i është fshehur deklarimit të detyrueshëm ligjor të pasurisë që Taulant Balla duhet të kishte bërë që kur vuri këmbë në zyrat e shtetit shqiptar.

Kështu, pas tokës fantazmë që nuk e kishte deklaruar në deklarimin e parë të vitit 2004, por që e kishte shitur plot 20 mijë euro në deklarimin e vitit 2005, vjen skandali i radhës ku Taulant Balla bashkë me familjarët e sheh veten e tij pronar me 25% të një apartamenti në Librazhd.

Në ndryshim nga toka, e cila u shtua dhe u shit pa origjinë e pa adresë, apartamenti për të cilin ai deklaron se zotëron 25%, vjen nga privatizimi që i kanë bërë atij prindërit e tij.

Por natyrshëm lind pyetja se si ka mundësi që Balla ka plotësuar plot 3 deklarata pasurie duke fshehur këtë pronë?

Është e vështirë të besohet se ka harruar për tre vjet rresht që zotëron 25% në apartamentin e prindërve dhe krejt papritmas vendos ta deklarojë atë në vitin 2007.

Më shumë se harresa, dyshimet shtohen se tashmë në 2007 Taulant Ballës i duhet të deklarojë prona, që më pas të deklarojë të ardhura nga shitja e tyre, pra thënë ndryshe ka dyshime të forta për pastrim parash.

Në vetëm dy ditë, SYRI TV ka vërtetuar me dokumente se Taulant Balla ka shkelur ligjin e deklarimit të pasurisë duke shtuar prona të padeklaruara në deklarimin fillestar të pasurisë.

Por deklarimi i gënjeshtërt i Taulant Ballës në vitin 2007 nuk përfundon me kaq. Në këtë formular, deklaruesi ka bërë edhe disa sqarime duke iu referuar konkretisht edhe apartamentit në fjalë, ku ai pretendon se është deklaruar që në vitin 2004 i përfituar nga privatizimi me prindërit.

Fakti është që në formularin e deklarimit të vitit 2004, Taulant Balla ka deklaruar si pronë vetëm një tokë në Spitallë, dhe aty nuk ka asnjë të dhënë tjetër rreth apartamentit në fjalë.

Kjo tregon qartë se tashmë Taulant Balla, i gjendur nën presionin e justifikimit të milionave që i shtohen si me magji vit pas viti, ka filluar të trillojë në deklarimet ligjore pa marrë parasysh se në fakt ai i ka fshehur këto prona në deklarimet e mëparshme.

SYRI TV do të vazhdoje të publikojë fakte të tjera rreth fshehjes së pasurisë së numrit 2 të PS-së, Taulant Balla, i cili njihet gjithashtu si miku i familjar i Edmond Begos, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Zjarr Tv Ad