Thellohet skandali, zbardhet vendimi i Apelit të Janinës. Si u kapën zyrtarët e Doganës në flagrancë për kontrabandë në Greqi

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Thellohet skandali me zyrtarët e doganave shqiptare që po gjykohen për vjedhje kontrabandë dhe grup të strukturuar kriminal në Greqi. Sipas dokumenteve të gjykatës së apelit në Janinë Artur Sejati me detyrë drejtor i hetimit doganor dhe vartës direkt dhe i drejtorit të përgjithshëm Genti Gazheli, është kapur në flagrancë së bashku me zyrtarët e tjerë të doganave duke kontrabanduar dy kamionë me mallra të vjedhur.

Në aktet e gjykatës thuhet se të akuzuarit nga data 29 maj 2016 e në vazhdim, duke vepruar së bashku, kanë formuar me dashje një grup kriminal të strukturuar, me më shumë se tre persona, duke kryer vjedhje dhe grabitje. Në krye të grupit sipas drejtësisë greke ishte vete drejtori I hetimit doganor Artur Sejati, i cili më 30 qershor 2016 po shoqëronte dy kamionë me mallra të grabitur duke i hapur rrugën me një fuoristradë me targa shqiptare.

Në rrugën dytësore Konicë-Janinë, në afërsi me kampin Ushtarak të Kalpaqizit, Sejatit i është bërë shenjë për të ndaluar nga patrulla e policisë për te ndaluar për kontroll të automjetit, urdhrit të policisë shtetasi i mësipërm nuk i është bindur. Sipas akuzës greke zyrtarët e doganës shqiptare kanë bërë çmos që ti shmangen policisë helene, madje me veprimet e tyre kanë tentuar që tërheqin vëmendjen nga kamionët me mallra të vjedhur. Të pandehurit janë mbajtur tre dite të ndalur në Greqi e më pas hetimi ndaj tyre ka vazhduar në gjendje të lire. Çështja ndaj tyre është zbardhur nga katër dëshmitar që janë punonjës policie. Por pavarësisht akuzës së rëndë mbi zyrtarët e doganës shqiptare, Drejtori Genti Gazheli ka menduar t’i promovojë ata. Personi i cili drejton hetimin doganor Shqipëri, akuzohet në Greqi një vend anëtar i bashkimit, për kontrabandë. Ndërsa gjatë këtij viti tre zyrtarët e tjerë janë promovuar me poste kyçe po me urdhër të Genti Gazhelit.

Klandi Malaj, nga specialist hetimi është emëruar në 20 prill të këtij viti përgjegjës i zyrës së Hanit të Hotit. Po në 20 prill të këtij viti Elton GISHTI nga specialist hetimi është emëruar përgjegjës i zyrës mjaft të rëndësishme të sheshit të trageteve ne Durrës. Ndërsa Mirel Beshiku me urdhër të Genti Gazhelit më 27 qershor të 2022 nga përgjegjës sektori të drejtoria e tarifës ka kaluar specialist tek zyra e Mbikëqyrjes te magazinave fiskale në Fier. Prej kohësh doganat shqiptare janë përfshirë në shkelje dhe abuzime të mëdha. News24 disponon një dosje të plotë të evazionit në Dogana që bëjnë përgjegjës drejtorin Genti Gazeli, dhe do të vazhdojë ta beje transparente që nga e hëna e në vazhdim. /Panorama/

Zjarr Tv Ad