Themeluesi i PD bën parashikimin e fortë: Ja kush do jetë pasardhës i Edi Ramës

0
1742
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Përballë PD, Rama e ka të sigurt mandatin e katërt”, kështu u shpreh Bardhyl Reso. Por Reso shton se në mandatin e katërt, Rama duhet të tërhiqet dhe t’ia lërë drejtimin e partisë dhe vendit, dikujt tjetër. Sipas Resos, Erion Veliaj, është një ndër emrat që mund të konsiderohet pasardhësi i Ramës.

“Nuk ka asnjë dyshim që Edi Rama do të marrë një mandate tjetër qeverisës. Përballë PD Rama e ka të sigurt fitoren. Por Edi Rama duhet ta lërë drejtimin e PS. Mandati i katërt i PD duhet të drejtohet nga një tjetër kryeministër. Kjo do të jetë puna më e mirë, që Rama duhet të bëjë.

Unë njerëzit i vlerësoj nga rezultatet e punës. Deri më tani një njeri që po punon për mua është kryetari i Bashkisë së Tiranës, puna e të cilit besoj ka dhënë rezultat. Veliaj duket që i qëndron punës në kokë” , u shpreh Reso në Shqip.

Zjarr Tv Ad