Thënia e javës vjen nga Andi Bejtja: Disa politikanë nuk kanë qarë kaq shumë për gjyshen e tyre, se sa për Allbright!

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë javë, që po mbyllet, ndërroi jetë Madalenë Allbright, e cila ka qenë ish-sekretare shteti në SHBA. Ajo ka luajtur rol të madh në luftën e NATO-s kundë Serbisë.

Por fill pas lajmit se ajo ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare, pati politikanë e shtetarë që nxirrnin nga dy apo tre statuse që ti regjistronte ambasada amerikane në Tiranë! Dhe kur nuk u thoshte njeri se “paskeni shkruar”, prapë postonin status tjetër.

Por analisti i njohur Andi Bejtja shkroi një reagim që mbetet thënia e javës:

“Ka ca që as kur i ka vdek gjyshja nuk janë merzit kaq shumë dhe nuk kanë bërë kaq postime sa për Madalene Allbright, madje ngushellojnë dhe veten për të….. Ta kenë dasht kaq shumë thu?! Dilemë e madhe!” (Andi Bejtja)

Zjarr Tv Ad