Theresa May: Do largohem nga posti i kryeministres krenare dhe e zhgënjyer

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja në largim e Britanisë së Madhe, Theresa May, tha se do të largohet këtë muaj, “me një përzierje krenarie dhe zhgënjimi”, pasi dështoi në premtimin e saj për të udhëhequr vendin në procesin e daljes nga Bashkimi Evropian.

May, e cila dështoi të bind parlamentin për të votuar marrëveshjen e negociuar me Bashkimin Evropian, tha se se ajo nënvlerësoi opozitën e ligjvënësve.

“Kishte momente kur isha ulur këtu dhe mendoja se do të kisha dashur Brexit të ndodhë, do të doja që t’ia kishim dalur ta menaxhojmë atë proces”, deklaroi May për BBC.

Kryeministrja britanike, Theresa May, u detyrua të dorëhiqet nga udhëheqja e Partisë Konservatore, dhe rrjedhimisht nga detyra e kryeministres, pasi ligjvënësit britanikë kundërshtuan në masë të madhe, çdo marrëveshje për modalitetet e daljes së vendit nga BE-ja.

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe pritet të shpallet më 23 korrik.

 

Zjarr Tv Ad