Theresa May paraqet Projektligjin e ri të Brexit-it

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se Qeveria do të përfshijë në marrëveshjen e Brexit-it edhe një kërkesë përmes së cilës ligjvënësit do të votonin nëse duhet të mbahet një referendum tjetër për Brexit-in.
Theresa May tha se deputetët e kanë “një mundësi të fundit” për të proceduar me Brexit-in, pasi ajo prezantoi një version të ri të marrëveshjes.
Projektigji gjithashtu përmban garanci të reja për të drejtat e punëtorëve, mbrojtjen e mjedisit dhe çështjen e kufirit irlandez si dhe një “kompromis” doganor, çështje këto të cilat janë kundërshtuar nga ana e deputetëve britanikë.
Nëse deputetët refuzojnë projektligjin, May i paralajmëroi ata se një dalje e negociuar nga BE-ja do të ishte “e vdekur”.
Bëhet e ditur se projektligji për daljen e Britanisë nga BE-ja mund të vihet në votim para ligjvënësve britanikë në fillim të muajit qershor.
Britania është dashur të dalë nga Bashkimi Evropian më 29 mars por kryeministrja, Theresa May, nuk arriti të bindë ligjvënësit britanikë për të votuar marrëveshjen e arritur me udhëheqësit e BE-së.
Megjithatë ajo arriti të marrë pajtimin e BE-së për shtyrjen e afatit të Brexit-it deri më 31 tetor, datë kjo kur Britania duhet të dalë nga BE-ja me ose pa marrëveshje.

Zjarr Tv Ad