Theu dhe vodhi tre lokale brenda ditës, arrestohet i riu në Has

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Hasit për vjedhjen me thyerje të tre lokale në qytetin e Krumës.

Në pranga ka rënë shtetasi  K.Ll., banues në fshatin Kishaj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së djeshme (29 maj).

“Ky shtetas ka thyer xhamat e tre lokaleve në qytetin e Krumës, duke marrë një sasi lekësh dhe pije” thotë policia.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, 25 vjeçari dyshohet se është edhe autor i vjedhjes së një lokali, po në qytetin e Krumës, ngjarje e ndodhur më datë 21 maj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën  penale “Vjedhja”.

 

Zjarr Tv Ad