Theu masën e sigurisë, kapet 30-vjeçari në Peqin

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në qytetin e Peqinit. Gjykata ndaj tij kishte caktuar masën e sigurisë  arrest shtëpie, por shtetasi me iniciale B.H kishte thyer masën duke u larguar nga banesa. Menjëherë policia ka vënë në pranga të riun, ndërsa ndaj tij rëndonte akuza e vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

“Thyen masën e sigurisë arrestohet  në flagrancë 30-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:B.H., 30 vjeç, banues në Peqin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për këtë shtetas kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si i dyshuari  i vjedhjes së banesës së shtetasit S.Z., ndodhur më datë 08.05.2019 në Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se 30 vjeçari nuk zbatonte vendimin e Gjykatës dhe kanë ushtruar kontroll  për verifikim e masë së sigurisë por nuk e kanë gjetur  në banesë. Policia pas kontrolleve të shumta ka gjetur  dhe arrestuar  në qytetin e Peqinit shtetasin B.H, i cili ishte në lëvizje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, pēr veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”-njofton policia.

 

Zjarr Tv Ad