Kryeministrja norvegjeze Erna Solnberg është vënë nën hetim nga autoritetet, pasi theu rregullat anti-C0VID duke festuar 60 vjetorin e lindjes në restorant me 13 persona të tjerë.
Organizimet në Norvegji janë të kufizuara në një maksimum prej 10 personash për të parandaluar përhapjen e virusit.Në një postim të gjatë në Facebook, Solberg kërkoi falje për veprimet e saj dhe deklaroi se ajo ishte “shumë e trishtuar për atë që ka ndodhur”.
“Për më shumë se një vit i kam kërkuar secilit prej jush të ndjekë rregullat dhe rekomandimet për mbrojtjen e infeksionit. Për mua si Kryeministre mbetet një përgjegjësi veçanërisht e madhe për të ndjekur rregullat dhe rekomandimet deri në këtë pikë, por tani unë jam ajo që kam bërë gabim”, tha Solberg.
Policia ka nisur gjithashtu një hetim mbi incidentin për të vërtetuar nëse Solberg ka thyer “rregullat lokale ose kombëtare”.