“Thika pas shpine në PS”, Vangjeli për Asamblenë: Situata s’është aq rozë sa duket

0
492
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Lorenc Vangjeli ishte këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se daullet e luftës në Partinë Demokratike na ndalojnë të kemi vëmendje në atë që po ndodh në Partinë Socialiste.

Ai tha se edhe pse situata në Partinë Socialiste duket e qetë, nëse do të “hapnim kamerat” tha ai do shikonim thika pas shpine nga secili për secilin.

“Nëse ndizen kamerat në PS, do shikojmë se selia rozë nuk është aq rozë, por ka lumenj tmerri e vreri, zilie e xhelozie, interesa që përplasen njëri me tjetrin, thika nga secili ndaj shpinës së gjithësecilit, të cilat si rezultat në fund fare kanë njeriun të cilit i blatojnë të paktën dy fitore të njëpasnjëshme, ky është Edi Rama.

Koston e paguan Edi Rama, njeriu që i solli dhe po i mban në pushtet. Janë disa njerëz si Elisa Spiropali, Taulant Balla e madje edhe Damian Gjiknuri është nga këta njerëz”, tha Lorenc Vangjeli.

Zjarr Tv Ad