Nga Dr. Alban Haxhi
Si një shtetas shqiptar, si një mjek i përkushtuar me profesionin dhe si një i ri me kontribute politiko-sociale (në moshe të vogël), kam vullnetin dhe dëshirën e madhe për të evidentuar publikisht gjithë mas*akrën politike dhe regresin që po pëson shoqëria jonë në të gjitha kontekstet e saj. Sot na rishfaqet një burim drite në fund të tunelit ashtu si dikur kur ishim aq të lumtur, të kënaqur, aktivë dhe karrieristë.
Dikur ishim të emancipuar politikisht nën frymen e ngritjes, zhvillimit dhe shpresës nën figuren e Doktor Berishës, kjo nën kritikat dhe miratimet e prindërve apo dhe njerëzve që na rrethonin. Dikush e kuptonte, dikush jo këtë ndryshim, shumë e përbuznin, por rezultati sot është që ne jemi të emancipuar pavarësisht problemeve dhe pengesave të brendshme dhe të jashtme që kemi hasur. Kanë ikur breza dhe ne po përfaqësojmë brezin aktiv të shoqërisë, por pa asnjë kompetencë sociale të gjallë. Do doja një rikthim të Doktorit për t’i dhënë jetë atyre ëndrrave që kemi ushqyer gjithmonë. Ai i ngriti, i rriti dhe sot nuk po gjejnë zgjidhje prej monstrave gjakpirëse të këtij sistemi.
Ata fshihen nën hijen e diplomatëve të huaj duke konspiruar dhe ëndrrën e këtij populli për të emigruar duke i dhënë të vetmen shpresë për t’u larguar që këtu! Fëmijët tanë nuk duhet të ndjehen si ne, atyre duhet t’iu premtojmë jetë, arsim, shëndetësi, sport dhe ekonomi ndryshe. Shoqëria jonë po vdes drejt emigrimit për arsim, mirëqenie dhe autoktonitet sepse këtu nuk po e gëzojnë. Të gjithë janë të provuar dhe stërprovuar me gjuhën e dialogut dhe marrëveshjeve, gjë e cila ska funksionuar por vetëm ka sjellë përfitime personale për ta! Ka ardhur koha të bëjmë revolucion dhe këtë e bën vetëm Dr. Berisha. Ashtu siç di ta bëjë vetëm ai!
Shkurtimisht dua t’ju kujtoj : Problemet shëndetësore (gjithcka falas, por asgjë e zgjidhur). Problemet arsimore (ku secili prej nesh edhe kur fëmijët janë në shkolla shtetërote duhet t’i çojmë në 7 kurse private edhe kur arsimohen ndjehen të nënvlerësuar). Probleme me pronën private. Probleme me punësimin. Probleme me mirëqënien, etj etj. Probleme me drogën (ku fëmija është i ekspozuar në çdo kontekst dhe pretekst). Mos të flasim për gjyqësorin… Të ngrihemi dhe të bëjmë revolucion, ndryshe jemi të destinuar të vdesim si shoqëri.
Shënim:Dr. Alban Haxhi, është Mjek Toksikolog dhe specializant në Gjinekologji,ZKM.Syri tv