Thirrja e fortë e Tedi Blushit për punonjësit e Tatimeve: Mos iu bindni asnjë urdhri për gjobvënie ndaj bizneseve, nesër s’do i shpëtoni ndëshkimit ligjor

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa  i propozoi  Qeverisë të pranojë  gjashte masa per te luftuar varferine ku po rrezikojnë të zhyten edhe më thellë dita ditës qytetarët shqiptarë, Partia e Lirisë kishte një mesazh edhe për punonjësit e Tatimeve.

“Mos ju bindni asnjë urdhri për gjobvënie ndaj bizneseve sepse nesër nuk do t’i shpëtoni ndëshkimit ligjor”, tha Sekreteari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat.

“Shtrenjtimi abuziv i çmimeve të ushqimeve po ul ndjeshëm konsumin dhe po thellon seriozisht varfërinë, duke rrënuar më shumë buxhetet familjare, në veçanti pensionistët dhe shtresat më në nevojë.

Ky është rrënimi ekonomik, që po mbjell Qeveria e Edi Ramës që jo vetëm vjedh papushim taksat e shqiptarëve me inceneratorët, PPP, koncensione, tendera sekretë dhe rrugë të florinjta, por po fut duart edhe në xhepat e tyre duke i grabitur çdo ditë me çmimet abuzive të ushqimeve dhe naftës, që vetë i vendos e kontrollon.

Me taksat dhe tatimet më të lartat në rajon, Qeveria po dështon me vullnet të plotë edhe turizmin, që do të thotë më shumë varfëri dhe dëshpërim për mijëra familje, që e kanë lidhur jetesën me këtë sektor jetik për vendin.

Shqipërinë e pret gremina ekonomike dhe shpopullimi masiv.

Një thirrje publike edhe për të gjithë punonjësit e tatimeve dhe taksave: Mos ju bindni asnjë urdhëri për gjobvënie ndaj bizneseve sepse nesër nuk do t’i shpëtoni ndëshkimit ligjor!”, tha Blushi

Zjarr Tv Ad