Thirrja e Gjonajt për studentët

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pavarësisht se tej Juridiku vijon ende bojkoti i mësimit nga një grup studentësh të ngujuar, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë fjalës së saj sot në Kuvend u bëri thirrje të gjithë studentëve të Drejtësisë, por jo vetëm, të përfitojnë nga mundësia për t’u punësuar në administratë e për të fituar eksperiencë përmes platformës “Punë e mbarë”.

Po ashtu ajo tha se kjo, mazhorancë ishte e vetmja që kishte vullnetin për të bërë Reformën në Drejtësi. Ministrja Gjonaj gjithashtu u shpreh se kjo qeveri ka kryefjalë dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

“Vetëm kjo mazhorancë mund ta zbatojë Reformën në Drejtësi. Lufta ndaj krimit të organizuar ka qenë prioritet i qeverisë dhe ka pasur mbështetje të rëndësishme financiare. Ashtu si sistemi i sigurisë së burgjeve. Praktika e shëmtuar e punësimit të punonjësve të burgjeve nga selia e partisë është ndaluar dhe tashmë kjo do sanksionohet dhe do ketë dhe ligj përkatës për këtë. Punësimi i punonjësve të Policisë së Burgjeve, realizohet tashmë vetëm përmes akademisë së Policisë”, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad