Thirrja e Ramës për SPAK, Meta ia kthen me pyetje kryeministrit: Pse ai vetë ka frikë nga drejtësia? Pas 24 korrikut me fakte e prova në…

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta tha se është i hapur të hetohet nga SPAK, pasi u pyet për thirrjet e kryeministrit Rama.

Kreu i shtetit u pyet gjithashtu nëse do të bashkëpunojë me Berishën pas 24 korrikut.

Do bashkëpunoni me Rithemelimin?

Pas 24 korrikut kur të takohemi bashkë këtu, data 25 është ditë pune, kështu që fillojmë një kapitull të ri me energji të pashtershme. Në 25 korrik e tutje pesimizmi është kohë e humbur për çdo shqiptar.

Rama i ka bërë thirrje SPAK se duhet të hetojë Berishën dhe ju. Keni një përgjigje?

Shqipëria e pret Ilir Metën, ose ajo pjesë e Shqipërisë që i rreh zemra për Shqipërinë dhe interesin kombëtar i cili falë marrëveshjes së 5 viteve më parë është cënuar si asnjëherë tjetër, ne e kemi kohën përpara. Ajo që shqiptarët presin, është një lidership që mban fjalën. Ajo që shqiptarët presin është llogaridhënia e të gjithëve. Mua më bën përshtypje se pse ka frikë një kryeministër nga drejtësia e tij që e ka kapur për fyti. i bën thirrje SPAK-ut të hetojë Ilir Metën? Shumë mirë bën që e bën këtë gjë. Tu çojë edhe pyetjet bashkë me Agaçin, sikurse ia çuan disa gjyqtarëve të Kushtetutës.

Ilir Meta ka armët më të forta, unë nuk i jam shmangur ndonjëherë drejtësisë, as në 1992 kur më hoqën imunitetin. Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta me qindra mijëra shqiptarë do shkojmë te SPAK me fakte dhe prova, jo me deklarata politike, për të gjitihë mullarët e korrupsionit që lartësohen çdo ditë. Kush i ka penguar ata të hetojnë Saliun, apo Ilirin para 20 vitesh që ka qenë kryeministër? Pse i bëjnë të gjitha këto? Që të mos hetojnë Stelën, Zotin, Mërtirin. E di ai (Rama) që Iliri do ti shkojë të gjitha gjërave deri në fund.

Zjarr Tv Ad