Thirrja emocionale e Merkel: Të mbrojmë demokracinë dhe lirinë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i bëri thirrje Europës që të mbrojë ‘demokracinë, lirinë, të drejtat e njeriut dhe tolerancën’ në ditën kur Gjermania përkujton 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

Kjo ngjarje shënoi edhe rrëzimin e komunizmit në Europën Lindore.

Në një fjalim me tone emocionale, Merkel tha se këto vlera duhen mbrojtur, pasi askush nuk duhet t’i marrë për të mirëqena.

Vetë kancelarja është rritur në Gjermaninë Lindore. Ajo mbërriti në rrugën Bernauer dhe vendosi në mënyrë simbolike një trëndafil në pjesën e mbetur të murit.

“Asnjë mur që kufizon lirinë dhe njerëzit nuk mund të jetë aq i madh dhe aq i lartë sa të rrëzohet,” tha Merkel.

Liderë të ndryshëm nga Gjermania dhe vende europiane janë të pranishëm në ceremoni.

Zjarr Tv Ad