Thirrje e fortë: “Hapni listat ose largohuni!”/Ja se çfarë tha Presidenti Ilir Meta ne statusin e tij me te fundit…

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin social (facebook), ka mbajtur një qëndrim të áshpër në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor që janë propozuar nga mazhoranca socialiste. Meta thekson se çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë deputetët shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe do të ndëshkohet fòrt nga të gjithë qytetarët. Meta postimin e tij e mbyll me thirrjen e fòrtë: Hapni listat ose largohuni.

Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.
Mos kini frikë nga hapja e listave!
HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI!

Zjarr Tv Ad