Thirrjet e Bashës dhe Ramës për hetimin e Berishës nga SPAK, reagon Meta: Nëse kanë fakte, t’i çojnë në SPAK

0
320
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I pyetur për thirrjet e Ramës dhe Bashës ndaj SPAK për hetimin e Sali Berishës, Presidenti Ilir Meta u shpreh se këto çështje i duken banale, ndaj ftoi të gjithë që t’i paraqesin provat në SPAK, nëse i kanë.

Ai tha se Rama i dha udhëzime SPAK nga Kongresi i PS-së për të shmangur përgjegjësitë e tij nga dështimi i shtetit.

“Nuk kam dëshirë të merrem me çështje të cilat i konsideroj banale dhe të cilat tregojnë një raport shumë të vjetër midis politikës dhe drejtësisë aq më tepër kur vjen nga ajo politikë që do sillte drejtësinë e re dhe aq të ëndërruar. Çdo politikan kur ka fakte vepra të shpërdorimit të detyrës falsifikimit e krimit i çon në institucionet e drejtësisë. Unë kam çuar mjaft dokumente dhe këtë duhet të bëjë çdo politikan serioz, ndërsa përpjekje për të dhënë udhëzime nga kongresi i PS se deri ku e kanë limitin dhe se si të bëjë drejtësi me regji janë përpjekje e dëshpëruar për të shmangur përgjegjësitë nga dështimi shtetit. Është detyra e drejtësisë të tregojë integritet”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad