Deputetja e PD, Jorida Tabaku u ndal të akuzat e bëra ndaj SPAK nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS.
Tabaku tha se sulmohet kur duket që po shkohet në drejtimin e duhur. Sipas Tabakut ndoshta disa nga institucionet po e bëjnë punën mirë dhe për këtë arsye janë rritur sulmet politike.
Tabaku: Këtu kam disa fjali për të thënë për sulmet politike ndaj SPAK kohët e fundit.
Fatkeqësisht pushteti kur nuk të kontrollon dot të sulmon. Ndodh që sa herë që ka një problem sulmohet, sulmohet kur duket që po shkohet në drejtimin e duhur e unë kam përshtypjen që ndoshta hetimet po shkojnë në drejtimin e duhur.
Ndoshta disa nga institucionet po e bëjnë punën mirë për këtë arsye janë rritur e sulmet politike.
Zoti Manja dua të ngre shqetësimin si deputete e këtij parlamenti, një nga prioritetet e elementet kyc që përmendet në progres raportin është ndarja e politikës nga vendimmarrja e gjyqësorit, mos ndërhyrje në vendimmarrje, mos ndërhyrje në rastin e hetimeve ndaj korrupsionit.