Thirrjet e Ramës për SPAK-un, Tabaku: Peshkaqeni kryesor i inceneratorëve dha sot leksione për drejtësinë e munguar

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të Ramës për SPAK. Duke e quajtur Ramnë ‘peshkaqeni kryesor i inceneratorëve’, ajo është shprehur se ai po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar.

Sipas saj ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!

Postimi i Tabakut:

Peshkaqeni kryesor i inceneratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar. Ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!

E udhës do qe që të inkurajonte SPAK për të vazhduar këto hetime që kanë zbuluar pas këmbënguljes së PD një aferë 430 mln euro. Nuk e bën këtë por mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë. E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton.

Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 inceneratorët që janë 1 çështje. Korrupsioni dhe abuzimi janë gangrena e shtetit e shoqërisë tonë. Ndaj SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës. Shqiptarët po presin të kuptojnë kush janë peshkaqenët e vërtetë ps inceneratorëve.

Zjarr Tv Ad