Valentino Lazaro do të mbetet në Itali edhe sezonin e ardhshëm, por jo për të luajtur me fanellën e Interit. Sipas mediave italiane, anësori austriak në mënyrë surprizë transferohet në Torino me formulën e huazimit me të drejtë blerje nga këta të fundit. Futbollisti do të kryejë vizitat mjekësore të shtunën, dhe më pas do të firmo edhe kontratën me klubin e ri. Kontrata në fjalë do ta lidhë me skuadrën granata të paktën për sezonin e ardhshëm.
Ndërsa përsa u përket shifrave të këtij operacioni, mësohet se bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit për 6 milionë euro. Në këtë marrveshje është rënë dakord midis palëve që një pjesë të pagës së futbollistit ta paguajnë zikaltërit.
Sezonin e fundit mbrojtësi ishte i huazuar në Portugali tek skuadra e Benfikës ku u aktivizua në 18 takime.