Thumbon Braçe: Do të doja dhe unë të flisja për Lavrovin por do dukesha si mall kinez! Si po pastrohen paratë e zullumit përmes kriptomonedhave (Akuzat e forta për AMF-në)

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Erion Braçe ka folur në Kuvend mbi veprimtarinë e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, që sipas tij kanë mbyllur sytë përpara disa çështjeve sensitive, si tregu i sigurimeve, informaliteti në biznese, prodhimi i kriptomonedhave apo mashtrimi përmes FOREX.

“Me thënë të drejtën do të doja dhe unë të flisja për Lavrovin, por do të dukesha si mall kinez, por në fakt do të flas për AMF-në. Unë do të doja të flisja për disa çështje që lidhen me AMF-në, veçanërisht në tregun e sigurimeve, që operojnë me çmime të fiksuara përmes kompanive.

Së dyti detyrimet e prapambetura për sigurimet, detyrimet mbeten në një nivel, 1 miliardë, do të doja tiu kujtoja që shumica e këtyre lidhen me persona që janë gjëmtuar përjetë. Autoriteti ka rregulluar bazën ligjore, por ajo që mua më shqetëson, është ndërhyrja e politikës, që i bëhen krahë kompanive.

Që një kompani të marri guximin që të prekë depozitën e saj, për të blerë një bankë tjetër, qoftë edhe e vogël fare është e papranueshme. Informaliteti është një problem shumë i madh në këtë vend, që po forcohet, para informalitetit institucionet nuk duhet të bëjnë pas, duhet të merren me problemin. Institucionet bëjnë faj nëse nuk ndërhyjnë. Ne lamë detyra oara disa vitesh për Forex, dhe letërkëmbimi solli fuqizimin e këtij rrjeti, aq sa filluan të grabisnin deri në Gjermani, nga na erdhi dhe njoftimi për aktivitetin e zullumit.

Duhet të vendoset në rezolutë bashkëpunimi mes institucioneve. E dyta që kam është aktiviteti i kriptomonedhave, nuk ka asnjë qoftë monedhë, qoftë sipërmarrje të licensuar, ndërkohë që aktiviteti ishte i hapur në qendër të Tiranës, në exhange. Një minutë, dua. Çështja e pastrimit të parave, doli në një emision, që bëhej nga Britania në Tiranë. Nuk duhettë bëjmë pas kur ky aktivitet kërcënon, është shumë e qartë që teknologjia është risi, por zullumi nuk është i tillë.

Paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit po pastrohen përmes kriptomonedhave, ka probleme që i kemi përballë dhe ne duhet të përballemi, siç ligji e parashikon, aktiviteti i FOREX është krim dhe kryhej në mes të ditës”, u shpreh Braçe.

Zjarr Tv Ad