Thunderstruck! Sergio Ramos takon Axl Rose në koncertin e AC/DC (FOTO)

0
708
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fundi i sezonit po arrin kulmin për Sergio Ramos, teksa Real Madrid ende synon titullin kampion në javën e fundit dhe ka dalë në finalen e Champions League. Mbrojtësi po e shijon suksesin dhe ndërkohë ka marrë një kënaqësi edhe më të madhe, teksa ka qenë në Sevilje për koncertin e AC/DC, bashkë me të dashurën, Pilar Rubio.

ramos koncerti

Aty ka takuar një nga këngëtarët e tij të preferuar, Axl Rose të grupit Guns N’ Roses.

ramos guns

Axl u bashkua me grupin legjendar australian për koncertet në Sevilje, pasi vokalisti i AC/DC, Brian Johnson, u detyrua të braktiste turneun, për shkak të humbjes së dëgjimit.

ramos axl

Ramos, i cili ka luajtur me Seviljen para se të shkonte te Real Madrid, u kënaqur nga takimi me Axl Rose, me të cilin çifti bëri foto dhe të dy i postuan menjëherë  në profeilet e tyre në Instagram.

D.I.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad