Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas incidentit të ndodhur ditën e sotme në Malësi të Madhe ku votuesit u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe thyen kutitë.
Përmes një njoftimi zyrtar Komisioni i Rithemelimit bën me dije se është vendosur për anulimin e zgjehdjeve në degën PD në Malësinë e Madhe, teksa po verifikojnë faktet të cilat çuan në prishjen e procesit të votimit.
“Ndërkohë që Komisioni ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në degën PD Malësinë e Madhe, ai është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
PËR SITUATËN E KRIJUAR NË PROCESIN ZGJEDHOR TË DEGËS MALËSI E MADHE
Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale, është vënë në dijeni të ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur sot, gjatë procesit të votimit për kryetar të degës, në degën Malësi e Madhe të Partisë Demokratike.
Ndërkohë që Komisioni ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në degën PD Malësinë e Madhe, ai është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar.
Komisioni vlerëson se integriteti, transparenca si dhe vota e lirë e anëtarëve është primare në këtë proces të rëndësishëm të rithemelimit të Partisë Demokratike.