Paraditen e sotme ne qytetin e Kukësit, persona ende të paidentifikuar kanë thyer posterat e kanididatit të Partisë Socialiste Safet Gjici.
Kjo ngjarje është bërë publike dhe denoncuar nga Granit Gjana, përfaqësues i Partisë Socialiste Kukës.
Në këtë reagim ai dënon ashpër vandalizmin që ka ndodhur paraditen e sotme si dhe kërkon nga institucionet që të gjenden personat të cilët kanë kryer këtë vepër kriminale duke thyer dhe grisur posterat në mes të qytetit.
“Dua të bëj një denoncim për këtë që ka ndodhur sot. Shikoni se çfarë ka ndodhur. Është thyer ky xham në mes të qytetit nga hajdutë dhe njerëz që duke bërë këto vandalizma, mendojnë se do të vijnë në pushtet. Qytetarët kukësian do e japin goditjen e tyre me votë më 14 maj.
Në emër të PS, ju thirrje të gjithë organeve ligjzbatuese që ta zbardhin këtë ngjarje sa më shpejt”, tha ndër të tjera Gjana./abcnews.al