Mbledhja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, është shoqëruar me debate të forta.
Deputeti Flamur Noka i ka thënë Bashës se “nëse do t’i referohet demokracisë gjermane, atëherë ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen”. Por përgjigja e Bashës ka qenë e menjëhershme, duke i thënë Nokës se qeverisja 8 vjeçare e PD-së ka pasur pjesën e mirë, por ka pasur edhe llumin. Nuk dihet se kujt i është referuar Basha me fjalën “llum”, teksa kujtojmë se ministër në qeveritë “Berisha” ka qenë edhe Flamur Noka.
Më pas fokusi është kthyer te Oerd Bylykbashi dhe deklarata e tij mbi një marrëveshje PS-PD për reformën territoriale. Ku deputeti ka mohuar që të ketë hedhur akuza ndaj partisë.
I pyetur se cili është prioriteti i tij, Basha është shprehur se prioritet ka largimin një orë e më parë të Edi Ramës.
Pjesë nga debati:
FLAMUR NOKA: Po t’i referohemi demokracise gjermane, dha doreheqjen ai ne Gjermani. Po ti referohemi demokracise Gjermane, ti duhet te kishe dhene doreheqjen dhe te kishe ikur.
LULZIM BASHA: Degjoj akuza ordinere që po I bëj presione bazës. Qeverisja 8 vjecare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin.
LULZIM BASHA: Oerd ke ti ofertë për cështjen e vetingut?
OERD BYLYKBASHI: Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar. Unë po përsërisja një qëndrim që ta kam thënë në grup parlamentar, para dy javësh. Unë e kisha për Ramën atë postim. Qëndrimi im është në parim. Duhet të ishte këtu Kryetari I Grupit I ngarkuar per vetingun I cili më ka kontaktuar mua ditën e enjte dhe I kam thënë kujdes se nuk është interesi ynë. Rama e di shumë mirë cfarë do, se e thotë në publik. Unë kam thënë Rama ofron pazar, nuk kam thënë që ka marrëveshje PD. Unë ta kam thënë në grup, ne na duhet sistemi zgjedhor, reforma zgjedhore, reforma territoriale dhe pastaj vetingu.
Une e kam thene publikisht, ne na duhet nje strategji per te gjitha reformat. Baterite e partise u turren ndaj meje, eshte nje reagim i ulet nga Partia Demokratike ndaj meje.
LULZIM BASHA: A di ti Oerd, nese dikush ne parti ka marre nje propozim, me jep nje vetingun te te jap reformen territoriale?
OERD BYLYKBASHI: Nese ndodh kryetar, eshte nje thike shpine per demokratet. Eshte pazar i ofruar publikisht
OERD BYLYKBASHI: Aq sa kam thene, nuk ndryshon. Po te them kete gje, po e pranove do demtosh demokratet. Nese per vetingun merr sistemin zgjedhor, mua me ke nga pas.
LULZIM BASHA: Refuzoni cdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale per vetingun se eshte nje dem qe i behet demokrateve.
OERD BYLYKBASHI: Po ndodhi kjo demtohen demokratet. Qellimi im eshte qe te frenoj Edi Ramen, qe mos te vazhdoje kete histori.
FLAMUR NOKA: Na thuaj cilin ke prioritet, sistemin, reformen zgjedhore apo reformen territoriale?
LULZIM BASHA: Prioriteti im eshte vetem nje. Largimi nje ore e me pare i qeverise Rama. Une u kam ngarkuar detyra lidershipit te partise per secilen reforme.