“Ti Edi Rama në çfarë realiteti jeton?”/ Nuk përmbahet Evi Kokalari, del me paralajmërimin e fortë: As ti në Shqipëri dhe as Blinken në Amerikë s’keni…

0
1046
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje se nëse SHBA do të loboheshin e influencoheshin kaq kollaj, do të ishin prej vitesh peng i diktaturave dhe regjimeve që kanë pasurira marramendëse. Deklaratë kjo që erdhi pasi Rama u pyet në lidhje me shpalljen non-grata të Sali Berishës.

Rama tha se vendime të tilla merren me procese të mirëpërcaktuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me faktorë të jashtëm. Mirëpo në lidhje me këtë deklaratë të Ramës, ka ardhur një reagim i fortë nga aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari.

“Amerika është marrë peng nga ‘Party of Davos’, po i njëjti llum që të bëri ty Kryeminister.

Ti në çfarë realiteti jeton Edi Rama, apo thjeshtë i konsideron Shqiptarët inferior nga intelekti që mund t’i hajnë këto pallavra. Jepi pak kohë e do ti shohim sa qëndrojnë këto që thua.

Realiteti i vetëm është që as ti në Shqipëri dhe as Blinken në Amerikë s’keni kredibilitet.”, shkruan Kokalari.

Zjarr Tv Ad